Tavolinat e zbrazura dhe hetuesit që mbledhin prova, pamje nga vendi ku u vra mafiozi i klanit të njohur në Malin e Zi
Anëtari i klanit mafioz “Skajlar”, Miliq Minja Shakoviç u vra mbrëmë pas para mesnatës në Budva, teksa ishte duke darkuar me miqtë e tij në një lokal.
Lexo edhe: Lufta e mafias në Mal të Zi, e shkuara e zezë e bosit të vrarë, ekzekutimi i kryetifozit të Partizanit të Beogradit dhe atentati në Athinë
Ndërkohë, nga vendi i ngjarjes janë publikuar edhe pamjet e para, ku shihen tavolinat e zbrazëta dhe hetuesit që mbledhin prova për të zbardhur krimin.
Sipas Mondo rs, ekzekutori i Shakoviç ka qenë i ulur në tavolinën pranë tij dhe nuk ishte i maskuar.
Ai u ngrit nga vendi i tij dhe qëlloi disa herë në drejtim të anëtarit të klanit mafioz, ndërsa vendi u zbraz shpejt nga të shtënat.
Autori u largua menjëherë pas ngjarjes, duke lënë pas gjurmë gishtash, ndërsa policia ka marrë kamerat e lokalit ku ishte ulur Shakoviç dhe zonës përreth për të bërë të mundur identifikimin e tij. /abcnews.al