E bukura ruse rrezikon 20 vjet burg (FOTO)

Bukuroshja ruse Kristina Dukhina, rrezikon deri 20 vitesh burg.

Arsyeja është se policia e Moskës gjeti gjysmë kilogrami mefedron në apartamentin e saj.

34 vjeçarja, e cila më parë ka qenë finaliste e “Miss Dubai” dhe tani pronare e një agjencie modelingu, u ndalua pranë apartamentit të saj luksoz në zonën e ndërtesave të larta të Moskës.

Mediat e huaja shkruajnë se në vitin 2019, Dukhina ishte shpallur “Miss Grand Prix Federation”, dhe ka fituar një tjetër konkurs bukurie në vitin 2020.

Por tashmë ajo përballet me ndoshta dy dekada në burg kur policia pas një informacioni kapi modelen me gjysmë kilogramë mefedron, droga relativisht e re, psiko-stimuluese sintetike e kategorisë së amfetaminës dhe katinonit.

Nëna e dy fëmijëve po hetohet aktualisht si përgatitëse e drogës për shitje ilegale. Dukina është larguar së fundmi nga rrjetet sociale dhe aktivitetet online, duke shkruar:

“Po largohem nga rrjetet sociale. Do të marr me vete vetëm të dashurit e mi në dhomën sterile të jetës time të re”.

Droga mefedron është prodhuar prej mesit të shekullit të kaluar por është bërë e njohur vetëm në vitet 1999–2000 kur dhe ishte e ligjshme të zotërohej, prodhohej apo shpërndahej.

Ndalimi i saj erdhi gradualisht në vitet 2008 2009, derisa në 2010 ishte ilegale në shumicën e vendeve të BE.