Vetëtimthi ka shkrepur lajmi në mediat italiane se 47-vjeçari me origjinë nga Maqedonia e Veriut, mjeshtri i madh kampion i kuzhinës italiane Faruk Neziri, do të jetë sponsor dhe zyrtarisht president i ardhshëm i klubit futbollistik “New Castellucchio“, që garon në Kategorinë e Dytë. Fill pas emërimit të tij në këtë pozicion, Mjeshtri Neziri iu ka premtuar tifozëve të klubit “përkushtim maksimal për të arritur objektivat e larta” dhe siç është shprehur, “ngjitjen sa më lartë ne tabelën e klasifikimit”. Kuptohet, nuk ka munguar gëzim dhe festa tek tifozeria e këtij klubi, pas emrimit të presidentit të ri.
Shqiptari nga Maqedonia e Veriut (nga Çegrani i Gostivari) tanimë 30 vite rresht jeton e vepron në pjesën verior të Italisë. Gjatë kësaj periudhë kohore ai pothuajse ka arritur t’i “grabisë”, të gjitha Mirënjohjet dhe Çmimet prestigjioze ndërkombëtare, në këtë profesion. Para ca vitesh, restorati i tij “La Perla” në qytetin universitar Graz të Austrisë, u radhitë ndër më të mirët dhe më të frekuentuarit atje. Thjeshë Maesstro Neziri po i prek majat e suksesit në gastronominë botërore, profesion të cilin ai e ushtroi dhe përqafoi me përkushtim dhe dashuri që nga ditët e para kur e filloi e derimë sot.
Përndryshe Faruk Neziri, shqiptari me origjinë Çegrani i Gostivarit, ka lindur në vitin 1974, në Bihaç të Bosnjë Hercegovinës, tanimë tridhjetë vite jeton në Itali dhe si të thuash është i rrënjosur mirë në Castellucchio (qytet në Italinë veriore), kurse paraprakisht kishte jetuar në Romë të Italise dhe më pastaj më pas në Asola.
“Interesimi për futbollin” thekson Neziri – e ka të lindur dhe traditë. Ka ndjekur dikur futbollin e klubeve jugosllave, sikurse edhe pjesa dërrmuese e shqiptarëve atëherë. Rrjedhimitsht është pikërisht kjo “nostalgji” që Faruk Nezirin e bënë prapë t’i “përvishet” futbollit. Ai e quan të rëndësishëm investimin në futboll.
Sporti është motori përmes të cilit, thotë z.Neziri, fëmijët mund të rriten shëndetshëm dhe të socializohen. “E pranova me entuziazëm të madh këtë. Është një propizim i cili më erdhi nga disa miq. Pikërisht këtë kënaqësi timen, dua ta sjelli edhe tek shoqëria. Në vitin e parë të marrjes së drejtimi të klubit, do të doja të ngjitemi sa me lartë në tabelën e klisifikimit. Këtë do të doja ta bëja së bashku me tifozët e klubit, që janë pjesa ndodhta më e rëndësishme dhe mbeshtetja më e madhe”, është shprehur për mediat italiane mjeshtri i madh Faruk Neziri.
Mjeshtri kampion i kuzhinës italiane, do të sigurojë fanellat e reja të klubit në të cilat do të figurojë edhe emri i biznesit të tij “Pizzeria Castellucchio “.
” Fëmijët e mi”, vazhdon Neziri, “janë lindur në Romë (Itali). Unë dhe familja ime jetojm ketu.
gjithmonë kemi kaluar kohë dhe moment shume të mira, të paharrueshme në Itali”.
A preferoni një ekip të veçantë?
Neziri: “Unë preferoj të mos çekuilibroj, sepse në profesionin tim ka një disiplinë të hekurt e cila kërkon që ne të mos negociojmë tema si sporti, politika, feja, karriera”.
“Me shumë kënaqësi do të doja që klubi sa më lartë të ngjitet dhe të arrijë shumë suksese sa më të mira”, citohet të ketë thënë Faruk Neziri për mediat italiane.