Një prej njerëzve më të pasur të botës, i cili sëfundi ia ka mësyrë edhe blerjes së rrjetit social “twitter”, Elon Musk, ka risjellë në profilin e tij zyrtar të dhënat për shkallën e lindshmërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Musk thotë se niveli i lindjeve është më i ulëti në 50 vjet.
U dënua me 40 vjet për ngjarjet në Kumanovë: Prisja të shkoja në veri, u k…
Ai tutje shkruan se dy vitet e fundit kanë qenë një “fatkeqësi demografike” për SHBA-në.
Derisa në komentet e mëhershme, Musk ka treguar se shumica e njerëzve që i njeh s’kanë fëmijë fare ose e kanë vetëm një. Musk thotë se sa më i pasur dikush aq më pak fëmijë ka.
“Ndryshe nga sa mendojnë shumë, sa më i pasur të jetë dikush, aq më pak fëmijë kanë.Unë jam një përjashtim i rrallë. Shumica e njerëzve që njoh kanë zero ose një fëmijë”, ka shkruar Musk në një koment të mëhershëm./GazetaExpress/