Premierliga e zbulon ndeshjen e parë të Man Cityt për sezonin e ri, pasi klubi e zyrtarizoi Haalandin
Llogaria zyrtare e Premierligës në “Twitter” duket se e ka zbuluar ndeshjen e parë të Manchester Cityt për sezonin 2022/23.
“Qytetarët” sot njoftuar zyrtarisht për transferimin e Erling Haalandit, pas arritjes së marrëveshjes me Borussia Dortmundin muajin e kaluar.
Dhe duket se ai mund të debutojë në Premierligë kundër Bournemouthit. Kështu thuhej në postimin e llogarisë së Premierligës në “Twitter”, kur e shpërndan njoftimin e Manchester Cityt për transferimin e sulmuesit norvegjez.
Megjithatë, postimi pas pak kohe është fshirë dhe mendohet se u zbulua aksidentalisht ndeshja e parë e kampionit anglez për sezonin e ardhshëm.
Ndryshe, Premierliga kalendarin e ndeshjeve për sezonin 2022/23 do e zbulojë zyrtarisht më 16 qershor.