Nunez ka kryer pjesën e parë të testeve mjekësore te Liverpooli

Darwin Nunez është gjithnjë e më afër kalimit te Liverpooli.

Sulmuesi nga Uruguai raportohet se ka arritur marrëveshje personale me “Të Kuqtë”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

“Liverpool Echo” ka raportuar këtë të hënë se Nunez e ka kryer sot pjesën e parë të testeve mjekësore te klubi i Liverpoolit.
Kurse, pjesa tjetër dhe kryesore e testeve mjekësore thuhet se do të zhvillohet të martën.

22-vjeçari thuhet se me Liverpoolin ka rënë dakord për një kontratë pesë-vjeçare.

Transferimi i Nunezit nga Benfica, Liverpoolit mendohet se do t’i kushtojë në total 100 milionë euro.