Greqia i ka tejkaluar edhe suazat sportive për t’i marrë tri pikët në ndeshjen ndaj Kosovës të zhvilluar në Volos.
Kosova është mposhtur në udhëtim nga Greqia. “Dardanët” u mposhtën 2:0 ndaj Greqisë në Volos, duke humbur edhe matematikisht gjasat për vendin e parë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Greqia ishte dukshëm më e mirë se Kosova, duke patur posedimin dhe administrimin e plotë të ndeshjes.
Kjo fitore, ia siguron matematikisht pozitën e parë Greqisë, e cila e promovon në Ligën B dhe e dërgon në play-offin për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
Në anën tjetër, Kosova mbetet në vendin e dytë me gjashtë pikë dhe e mbyll me humbje grumbullimin e qershorit.