Një person ka mbetur i vd ekur sot rreth orës 18.00 në fshatin Peran të Podujevës.
Sipas Sinjalit dyshohet se babai ka vr arë djalin e tij me kallash, për shkak të problemeve me pronë.
Në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë njësitet policore, ku kanë nisur hetimet e para për zbardhjen e rastit, ndërkaq bëhet e ditur se personi i dyshuar është arre stuar.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e pl agëve të marra nga arma zjarrit.
Vd ekja e vi ktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, është shprehur Borovci.