Futbollisti i njohur Neymar ka postuar një foto të rrallë me të dashurën e tij, Bruna Biancardi, duke i bërë edhe një dedikim romantik me rastin e “Ditës së të dashuruarve” që festohet në Brazil.
Ylli i PSG ka postuar një foto krah bukuroshes braziliane në rrjetin e tij social Instagram ku shfaqen të veshur matchy-matchy me të bardha. Ai ka shkruar:Gëzuar ditën e të dashuruarve!
Ndërkohë, nuk ka munguar një urim publik as nga partnerja e tij. Ajo ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram një album me fotot nga momente të ndryshme intime.
Ajo ka shkruar: Gëzuar ditën e parë të të dashuruarve për ne!
Aktualisht çifti i njohur ndodhet në Miami ku po kalojnë pushimet e para të kësaj vere pas mbylljes së sezonit të futbollit.
Atyre u janë bashkuar miqtë dhe motra e Neymar, Rafaella. Ylli i Paris Saint-Germain po shijon prej më se një viti lidhjen e tij të re me bukuroshen braziliane Bruna Biancardi.
Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza gushtin e kaluar.