Dafina Zeqiri: Ndihem keq për ata që më kopjojnë

Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.

Teksa ka folur për karrierën e saj, Zeqiri tha se karriera e suksesshme ka dhe presion. Ajo tha i vjen keq për njerëzit që e ‘sulmojnë’ dhe e kopjojnë, ndërsa shtoi se disa njerëz kanë nevojë për kohë që të njohin veten.

Dafina Zeqiri: Është një lloj presioni edhe pse varet se si ke kaluar ditën. Por më shumë me tregu drejt, më vjen keq për ta sepse disa njerëz i vyen kohë mu njoftu me vetveten. Nuk i marrë shumë afër zemrës sepse vjen dita që i kuptojnë gabimet e veta dhe… është pjesë e karrierës besoj.