Izraeli shpartallon Shqipërinë në pjesën e dytë duke i mësuar si luhet futboll.
Ndeshja e radhës është e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B, duke i kompromentuar ndjeshëm pozitat në renditje. Në 2 takimet e luajtur, kuqezinjtë e Edi Rejës, arritën të siguronin vetëm 1 pikë, duke u pozicionuar në vendin e fundit.
Grupi kryesohet nga Izraeli me 4 pikë në 2 ndeshje, teksa Islanda ka arritur të sigurojë 2 pikë. Një ndeshje me 2 fytyra për Shqipërinë, që dominoi në pjesën e parë dhe u shpërfytyrua në të dytën.
Duelin e radhës Shqipëria do ta luaj më 24 shtator në Izrael. Aventura në Ligën e Kombeve, do të mbyllet ndaj Islandës.