Dëme të rënda në aeroportin e Damaskut, pas sulmit izraelit

Media shtetërore siriane ka konfirmuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Damaskut ka pësuar dëme të mëdha – duke përfshirë pistat – pas një sulmi raketor izraelit.

Ministria siriane e Transportit tha në një deklaratë se pistat mbetën jashtë shërbimit në aeroportin e kryeqytetit pas sulmit të së premtes.

Fluturimet pritet të rifillojnë “në korporatë me transportuesit ajror”.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore kundër fqinjit të tij që nga shpërthimi i luftës në Siri në vitin 2011, duke synuar trupat qeveritare, si dhe forcat aleate të mbështetura nga Irani dhe luftëtarët nga grupi shiit i Libanit, Hezbollah.

Ndërsa Izraeli rrallë komenton për sulme individuale, ai ka pranuar kryerjen e qindra sulmeve në Siri për të cilat ka thënë se janë të nevojshme për të parandaluar rivalin rajonal, Iranin që të fitojë një terren në pragun e tij.

Shumë rrallë sulme të tilla kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha fluturimi.

Deklarata e ministrisë së Transportit ishte e para që përshkroi shkallën e dëmit nga sulmi ajror i së premtes.

“Aviacioni civil dhe kompanitë kombëtare po punojnë për të riparuar dëmet e konsiderueshme në aeroport,” tha ministria, duke shtuar se një ndërtesë terminali u godit gjithashtu.