Alban Skënderaj publikon këngën e re “Lamtumirë”

Alban Skënderaj ka ardhur me një projekt të ri muzikor.

Këngëtari i njohur shqiptar ka lansuar këngën e re me titullin “Lamtumirë”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një klip të veçantë.

Kënga është një bashkëpunim me Avaxus, ndërsa producent i saj është Lorenc Aliaj.

Për tekstin dhe melodinë e projektit është përkujdesur vet kantautori Skënderaj, ndërsa klipi u realizua nga Talelli Production.

Theksojmë që këngëtari gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore, vetëm pak ditë më parë Albani lansoi bashkëpunimin me reperin Capital T “Një natë”.

Foto: Screenshot/Youtube
Në anën tjetër ai gjithashtu mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje muzikore.

Teksa “Lamtumirë” tashmë gjendet ën platformat muzikore dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e tij.