Barcelona po e konsideron transferimin e sulmuesit Alvaro Morata në “Camp Nou” nëse dështon “pista” Robert Lewandowski.
Siç dihet, katalunasit e kanë më me prioritet polakun i cili haptazi e ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Bayern Munich.
Spanjolli nuk po mundet assesi të rehatohet me një skuadër, duke qenë se viteve të fundit ka “shëtitur” nëpër shumë stadiume, pa arritur të lërë shenjë në asnjërën skuadër.
Mbetet të shihet se si do të përfundojë kjo çështje me të.
Aktualisht kartonin e tij e zotëron Atletico Madridi.