Marcus Rashford pritet të largohet nga Manchester United në këtë merkato.
Lajmin e konfirmon Daily Mail, sipas të cilëve lojtari tashmë e ka ndarë mendjen dhe do të synojë që të gjejë një skuadër të re.
Anglezi nuk e pati hapësirën e nevojshme sezonin që lamë pas, duke mos arritur t’i plotësojë pritshmëritë sezonale.
Brenda një sezoni ai shënoi vetëm katër gola dhe dy asiste në 25 ndeshje të luajtura në Premier League.
E gjitha kjo duket se ka peshuar jo pak në vendimin që lojtari t’i bëjë gati valixhet.
Të interesuara për të janë Arsenali dhe Barcelona.
Gjithsesi, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga lojtari që dëshiron përfundimisht ta lërë “Old Traffordin”.