Ambasadori amerikan për të drejtat e LGBTI: Shpresoj t’i shoh duke marshur këtu të gjithë

Pak para nisjes së “Paradës së Krenarisë”, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier i është bashkuar marshit ku do të bëhet nisja në Sheshin “Skënderbeu”.

Ai ka thënë se të drejtat e komunitetit janë të drejta të njeriut.

“Për t’i bashkuar paradës së krenarisë ne jemi këtu për të treguar mbështetjen për komunitetin LGBTI+, sepse besojmë fuqimisht që drejtat e komunitetit, janë të drejta të njeriut. Shpresoj që nuk do të bëhem rrëfimi i sotëm, por do të shohim kolegët e mi, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarët e Kosovës duke marshuar. Do ta them sërish, të drejtat e LGBTI+, janë të drejta të njeriut”, ka thënë ai.

Në këtë tubim po marrin pjesë edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ambasadori i BE-së, Gjermanisë, deputetë të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.