Kombëtarja e Shqipërisë sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën e Kombeve.
Shqipëria do të përballet me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Grupin 2 të Ligës B.
Tifozët shqiptarë nuk do të mungojnë as në këtë ndeshje. Sipas “Supersport”, në Islandë do të jenë rreth 400 tifozë shqiptarë.
Njëri prej tifozëve të pranishëm mori vëmendjen, pasi ai duket me përkrenaren e Skënderbeut.