Ura e re që lidh Velipojën me Ulqinin/ Shkurton distancën 72 herë midis dy vendeve, ja sa do të kushtojë
Gjatë takimit të sotëm mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut të tij malazez janë bërë të ditura disa detaje rreth projektit të urës, e cila do të shkurtojë 72 herë distancën mes dy vendeve. Parashikohet që në total ndërtimi I urës të ketë një kosto prej nëntë milion eurosh.
“Me anë të urës do të kemi një distancë të shkurtuar 72 herë, do të ketë një gjatësi prej 310 metrash me tre harqe e mundësisë C1, e do të ketë mundësi të përdoret nga makinat, autobusët, kamionet, bicikletat. Ka një lartësi që lejon kalimin nën të, në rastin që lumi Buna do të jetë i hapur për mjetet lundruese.
Jemi në fazën e përgatitjes së projektit të detajuar që do të jetë i gatshëm brenda dy muajve. Procesi i buxhetimit dhe i prokurimit do të kërkojë gjashtë muaj deri në qershor 2023, kostoja e vlerësuar është rreth nënë milion euro dhe mund të jetë gati për 18 muaj.”