Reperi, Kleviol Ahmeti i njohur me nofkën “Cllevio” është arrestuar gjatë ditës së sotme në qytetin e Lushnjës për shkak se i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ka njoftuar Policia e Shqipërisë.
Gjatë ditës së djeshme u publikua video, ku shihej “Cllevio” duke u rrahur me reperin, Rigels Rajku i njohur ndryshe me nofkën “Noizy” dhe disa anëtarë të grupit “OTR”.
Lidhur me këtë ngjarje, kanë reaguar të dyja palët, teksa së fundmi pas arrestimit të “Cllevios”, reperi “Lledu” i cili është anëtar i grupit “OTR” ka publikuar një fotografi të “Noizy”-t ku shihet duke peshkuar.
Ndërsa, Noizy publikoi dy video në rrjetin social “Instagram” ku shihet duke dëgjuar këngët e tij të vjetra dhe duke udhëtuar me makinën e tij.