Kosova mposhtet në shtëpi nga Greqia

Kosova është mposhtur 0-1 nga Greqia në kuadër të Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Tani Greqia udhëheq me 6 pikë në grup, derisa Kosova është e dyta me tri pikë. Nga një pikë e kanë Irlanda e Veriut dhe Qipro që barazuan më herët të dielën.

Grekët kaluan në epërsi 1:0 në minutën e 36-të Pas një intervenimi jo shumë të sigurt të mbrojtjes kosovare, kapiten grek Tasos Bakasetas goditi fuqishëm nga distanca dhe topi përfundoi në rrjetë.

Raste tjera ka pasur në vazhdim nga të dy palët. Por gola të tjerë nuk u shënuan. Amir Rrahmani ishte më së afërti golit për Kosovën, por goditjen e tij me kokë e ndali portieri grek.

Gjërat u vështirësuan për Kosovën në minutën e 72-të, kur Fidan Aliti u përjashtua. Ai u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë për shkak të një ndërhyrje të palejuar.

Fare në fund Kosova mbeti me nëntë lojtarë. Portieri Arianet Muriq u përjashtua direkt me të kuq në minutën e 91-të për lojë me dorë jashtë zonës.

Kosova gjithsej i krijoi 11 mundësi shënimi, ndërsa Greqia i kishte dhjetë. Por kjo nuk kishte shumë peshë sa i takon rezultatit përfundimtar.