Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, arriti një fitore rutinore ndaj Gjibraltarit, falë golave nga Enis Bardhi dhe NBoban Nikollovit dhe siguroi 3 pikët e reja në Ligën e Kombeve. Trajneri Blagoja Milevski, u shpreh i kënaqur ma angazhimin e futbollistëve dhe fitoren.
“Urime për qasjen dhe angazhimin për futbollistët dhe shkojmë më tej , na pret Gjeorgjia. Para nismës së Ligës se Kombeve , të gjithë futbollistët thash se kanë kualitet dhe do të luajnë. Ilievin e vendosa pasi ekipi i tij luan në terren me barë artificial dhe për të pushuar Stole Dimitrievski. Serafimov dhe Todorovski kanë dëshmuar se kanë kualitet dhe në të ardhmen do të ketë vend në përfaqësuesja”,- tha Milevski.
Përballja e radhës, do të jetë përball Gjeorgjisë , më 9 qershor, në stadiumin “Todor Proeski”, në orën 20.45.