U bë shkak familja e futbollistit? Adriana Matoshi reagon për herë të parë pas ndarjes dhe zbulon arsyen

Aktorja Adriana Matoshi ka zbuluar së fundmi arsyen e vërtetë të ndarjes nga futbollisti afrikan, Keith Groeneveld. Në një intervistë për mediat kosovare, aktorja dhe deputetja tha se futbollisti dëshironte që të krijonte një familje dhe të kishte fëmijë.

“Po është e vërtetë që ne nuk jemi më. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme mos me qenë bashkë. Ka shumë arsye se pse por mund të them se nëse unë do të kisha qenë egoiste, do të ishim akoma bashkë. Kam menduar për më larg dhe nuk kam thënë kurrë se do të zgjasë tërë jetën.

Keith ka dashur shumë të krijojë familje. Unë nuk kam qenë ai personi që kam dashur të kem edhe një fëmijë tjetër. Keith ka qenë shumë më i ri në moshë se unë dhe e kam parë që atij i duhet të ecë përpara, të fokusohet në punën e tij, në profesionin e tij dhe jo të jem unë prioriteti në jetën e tij”, tha aktorja.

Mes të tjerash, ajo tha se ndaj tij ndihet shumë falenderuese që i ka qëndruar shumë pranë gjatë kohës që ajo u bë operacion në tru. Lidhja e deputetes është përfolur shumë për faktin se kishin një diferencë gati 20 vjeçare me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se pas ndarjes, në media u përfol se shkaku i ndarjes së çiftit ishte bërë familja e futbollistit të cilët nuk kishin qenë dakort me lidhjen e djalit të tyre me një nënë të katër fëmijëve dhe 20 vite më të madhe.