Meta firmosi lirimin nga detyra të Begajt/ Berisha: Mu kujtua Ali Pasha, trupi në Janinë, koka në Stamboll

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për dekretin e presidentit Ilir Meta të firmosur nga Stambolli për lirimin nga detyra të Bajram Begajt duke i hapur atij rrugën e zgjedhjes si president.

Jashtë dyerve të Kuvendit Berisha tha për gazetarët se kjo i ngjau me Ali Pashë Tepelenën.

“Ai më ngjau mua me Ali Pashën. Trupi Janinë, koka në Stamboll”, deklaroi Berisha pa dhënë më shumë sqarime.