A e ndau 100 mijë euroshin me Sabianin? Iliri përgjigjet direkt

Iliri dhe Sabiani janë dy nga miqtë më të komentuar të momentit.

Dyshja e nisi shoqërinë e tyre në “Big Brother VIP” , ndërsa kohët e fundit marrëdhënia e tyre sikur ka pësuar plasaritje.

L
Themi këtë pasi i ftuar në një emision, Sabiani tha se Iliri ka përfituar nga ai gjatë shtëpisë së BBV, ndërsa prishja e miqësisë së tyre u përforcua me dasmën e Ilirit, ku Sabiani nuk mori pjesë.
Në një intervistë për një revistën WHO, Ilir Shaqiri ka shuar kureshtjen e shqiptarëve lidhur me ndarjen e 100 mijë euroshit me Sabianin.

Ai ka deklaruar se përveç bamirësisë një pjesë e 100 mijë eurove ia ka dhuruar Sabianit, familjarëve të tij dhe bashkëshortes.

Ilir Shaqiri:

Një pjesë të parave e kanë marrë familjarët e mi, mami, babi, për sakrificën që kanë bërë ndër vite; një pjesë Emanuela për sakrificën për ato muaj të vështirë, që i rezistoi uraganit Big Brother dhe çdo fjale, provokimi; një pjesë vëllait tim Oltit; një pjesë Sabiani për miqësinë dhe respektin që u krijua në shtëpi; një pjesë tjetër u harxhua për dasmën. Mua më ngeli emri i fituesit dhe jam shumë i kënaqur. Nuk erdha në Shqipëri për të bërë lekë. Erdha për të provuar një aventurë, për të treguar kush jam unë, me të mira dhe të këqijat.