Modelja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP”, Beniada Nishani feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 31 vjet dhe duket se po kalon në periudhën më të bukur të jetës.
Bukuroshja ka zgjedhur që këtë ditë të ndajë disa foto në rrjetet sociale, ku shihet pranë disa nga vajzave të rëndësishme të zemrës së saj.
Beniada këto imazhe i ka shoqëruar edhe me një falenderim për ata që janë bën të mrekullueshëm këtë vit.
“Urimet më të mira për jetën, për gjërat e thjeshta dhe te pastra, urimet me të mira për ata qe zgjohen me nje buzëqeshje çdo ditë. Krenare për 31 vitet e mia, ky vit ka qenë një vit i mrekullueshëm falë edhe të gjithë juve. Ju dua shume”, ka shkruar modelja.