Valencia ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Bordalas, teksa tashmë të gjithë rrugët të çojnë te Gennaro Gattuso. Tekniku italian është i papunë që prej verës së kaluar dhe ditët e fundit ka pasur kontakte të shpeshta me bosin e klubit spanjoll, Peter Lim.
Sipas mediave iberike, është pikërisht Gattuso i përzgjedhuri për të drejtuar Valencian në sezonin e ardhshëm dhe zyrtarizimi pritet të vijë brenda pak ditësh, me italianin që do të nisë menjëherë punën për merkaton e përgatitjen e ekipit.
Ndërkohë në Itali konfirmojnë se Gattuso ka kontaktuar personalisht edhe kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli, për t’i kërkuar të bashkohet me të në aventurën spanjolle. Mbrojtësi italian është pa kontratë, pasi i përfundoi bashkëpunimi me Milanin dhe është i lirë të vendosë vetë të ardhmen e tij.
Për Romagnolin kanë shprehur interes edhe klube të tjera italiane, megjithatë marrëdhëniet e tij me Gattuson janë mjaft të mira dhe nuk përjashtohet një eksperiencë në La Liga, pikërisht me fanellën e Valencias.