Informacioni bombë i Naim Miftarit: Një skenar i rrezikshëm po përgatitet në Kosovë – ja kush është mobilizuar me shërbimet serbe

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, ka paralajmëruar një skenar të rrezikshëm që mund të ndodh në Kosovë.

Miftari thotë se, kjo mund të ndodh si pasoj e SHIK-ut, pasi i ka mobilizuar aleatët e inkriminuar dhe shërbimet e fshehta serbe.

Ai thotë se PDK-ja dhe AAK-ja po tentojnë të koordinojnë ndikimin në hije edhe në nivel të vendit pasi i kanë ende në dorë si gjyqësinë, prokurorinë, Policinë, AKI-në e të tjera institucione.

“Po shihet ashiqare që krimi i organizuar, që edhe ashtu nën hije e udhëheq PDK-në dhe disa parti tjera të ish pushtetit, tani në harmoni secili në mënyrën e vetë po tentojnë ta koordinojnë ndikimin në hije edhe në nivel të vendit pasi dihet se PDK sundon tërësisht me Drenicën dhe AAK në Dukagjin, dhe nuk do ta kenë vështirë të shtrijnë atë ndikim nën hije pasi edhe ashtu e kanë vendin nën hijen e tyre pasi kanë në dorë edhe sot Gjyqësinë, Prokurorinë, Policinë, AKI-në, FSK-në, Sindikatat, deri edhe disa nga Bankat”, thotë Miftari.

Image
Foto ilustrim
Sipas tij, PDK-ja me SHIK-un dhe disa partit tjera politike nuk e kanë problem të shtrihen në tërë Kosovën.

“Pra PDK-ja me SHIK-un dhe ato subjekte tjera politike, ish partner në qeverisjet e kaluara të inkriminuara, nuk e kanë problem shtrirjen pasi edhe ashtu janë qeveri e nëntokës në institucionet e ligjit dhe shtetit”, thotë ai.

Sipas tij, dihet shumë mirë se SHIK-u kurrë nuk është shuar siç kanë reklamuar shefat e tij, por vetëm është zyrtarizuar dhe instaluar edhe më shumë në thellësi të institucioneve kryesore të shtetit.

“Unë mendoj se kjo qeveri e nëntokës vetëm nëse nuk arrin se edhe ashtu po tenton me çdo rrethanë me krijuar trazira sociale, kinse nën pretekstin e çmimit të ngritur të rrymës dhe çmimet tjera të e larta të konsumit, problemet në arsim, me mjekët, me ligjin e pagave deri me kërcimin me 30.000 veteranët e rrejshëm, veteran politik e krahinor ku shumica janë të AAK-së dhe PDK-së, që luftën veç në lajme e kanë parë”, shprehet Miftari.

“Në këtë skenar po bëhen bashkë kur dëgjon njeriu ulërimat e PDK-së, LDK-së, AAK-së, AKR-së dhe NISMEN, ulërimat e këtyre partive të cilat qe 20 vite ishin në pushtet, nga viti 1999 deri 2021 dhe kanë kontrolluar gjithçka: rrymën, ushqimin, shkollimin, shërimin, ujin e pijes, mbeturinat, administratën, ku ta merr mendja që nëse këta kthehen në pushtet, ne të gjithë qytetarët e Kosovës do ti kemi gratis, falas, pa pare të gjitha këto të mira të cekura më lartë”, pohon ai.

Ai shprehet se, “njeriu duhet me qenë fort ahmak e injorant për të iu besuar këtyre, por ka shumë të tillë që akoma po ju lejojnë me manipulua dhe me u marr prapë me multi milionerët e ish pushtetit që edhe ashtu edhe sot kontrollojnë mbi 90% të medieve informimin përmes mercenarëve, analistëve, gazetarëve që i kontrollojnë dhe “ekspertëve” e përtej ekspertëve”.

Sipas tij, këto struktura të SHIK-ut operojnë edhe përmes kinse disa OJQ-ve.

“Pra, ish pushtetarët e korruptuar i kontrollojnë përmes Oligarkëve të tyre përmes krimit të organizuar dhe sidomos përmes qindra e qindra milionave që i kanë vjedhur përmes korrupsionit dhe tenderëve gjatë pushtetit të tyre prej dy dekanësh”, pohon ai.

Miftari tutje shprehet se Ksoova mund të futet në trazira.

“Prandaj shumë lehtë në të ardhmen e afërt Kosova mund të futet në trazira të brendshme përmes opozitës e cila si duket se janë duke ndjekur rrugën e njëjtë të koordinuar dhe të siguritë edhe me Beogradin, sipas interesave të Serbisë në Kosovë, pasi për disa ish pushtetar vetëm pushteti i tyre ka rëndësi por jo edhe interesi i popullit dhe i shtetit të Kosovës. Pra vlen tregimi për ‘bishtin e dhelprës’ që ju ndez bishti gjatë zgjedhjeve 2021, dhe tani këtyre nuk ju prishë punë, le të ndizet krejt Kosova nëse këta nuk janë në pushtet”, përfundon Naim Miftari.