Nisma “Ballkani i Hapur” nuk e respekton parimin e përfshirjes dhe nuk i trajton të gjitha vendet në mënyrë të barabartë, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Osmani tha se iniciativën në Kosovë e kanë analizuar nga ana politike dhe në aspektin e ekspertëve.
Ajo vlerësoi se me iniciativën Ballkani i Hapur, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përpiqet të zgjerojë qasjen e tij hegjemoniste në të gjithë rajonin dhe ta trajtojë Kosovën si një partner të pabarabartë, duke mos e njohur pavarësinë e saj.
Në një intervistë për agjencinë MINA, Osmani tha se iniciativën në Kosovë e kanë analizuar nga ana politike, por edhe nga ajo eksperte, transmeton Klankosova.tv.
Sipas Osmanit, dallimi i madh në mes të “Ballkanit të Hapur” dhe nismave të tjera është se iniciativat e tjera, por edhe krijuesit e tyre, i trajtojnë të gjitha vendet si të barabarta.
“Ne jemi për marrëveshje që do ta përshpejtojnë anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian (BE), në vend që të krijohen pritje që i japin arsye dhe justifikim Unionit që të mos shpejtojë procesin e anëtarësimit”, tha Osmani.
Ajo tha se pa anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të ketë Evropë të lirë, të bashkuar dhe paqësore dhe sigurisht që nuk mund të ketë siguri në kontinentin evropian.
“Pra, ne ishim shumë të qartë për këtë. Ne i respektojmë vendet e tjera, por në të njëjtën kohë dëshirojmë që të respektohet qëndrimi ynë, sepse është një qëndrim që është marrë parasysh përmes vlerësimeve shumë serioze të të gjithë faktorëve të nevojshëm”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.