Qeveria ndan 50 mijë euro euro për Këshillin Nacional Shqiptar në Luginë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për Këshillin Nacional Shqiptar.

Këtë e bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili tha se me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të ndahen 50 mijë euro.

“Sipas kërkesës së Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, me qëllim të përkrahjes së kauzës politike të shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit dhe në bazë të kërkesës të parashtruar, propozohet të ndahet vlera financiare prej 50 mijë euro në mbështetje të aktiviteteve lobuese të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe përfaqësueseve shqiptarë atje”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.

Mjetet, sipas Kurtit, janë propozuar që të ndahen nga mjetet e buxhetuara te Zyra e Kryeministrit nën programin “Përkrahje për Luginën e Preshevës”.