Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij Emanuela Morini u martuan këtë të shtunë. Në rrjetet sociale po qarkullojnë pafund pamje nga dasma e çiftit të njohur, ku ishin të ftuar personazhe Vip.
Këngëtarja Rovena Dilo ka publikuar në Instagramin e saj një moment mjaft të veçanta nga dasma. Emanuela dhe vajza e saj dhe e Ilirit shfaqen duke kërcyer nën ritmet e këngës “Kuq e zi”.
Ato duket që e kanë shijuar këtë moment, ndërkohë që edhe këndojnë.
Iliri dhe Emanuela janë martuar pas 20 vitesh. Më parë kishin bërë vetëm një ceremoni të thjeshtë martesore me 14 persona.