Mbështetja e NATO-s për Ukrainën është e pathyeshme dhe Vladimir Putin nuk do ta arrijë objektivin që ka me pushtimin në Ukrainë. Kështu u shpreh kryeministri spanjoll Pedro Sanchez.
Lufta në Ukrainë dhe aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake janë vendosur të dominojnë samitin e NATO-s që Sanchez do të presë në Madrid në qershor.
“Mbështetja e Ukrainës me vendosmëri është e vetmja mënyrë për të siguruar që Evropa dhe bota që kemi ndërtuar të ketë një të ardhme”, tha kryeministri.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shtoi se “shpërthimi i ftohtë i konfliktit” do të errësonte samitin historik.
Finlanda dhe Suedia kanë aplikuar zyrtarisht për t’u bashkuar me NATO-n pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.