Henry: Mbyllni votimet, Benzema e fitoi Topin e Artë

Legjenda franceze, Thierry Henry beson që Karim Benzema do të fitojë Topin e Artë këtë sezon.

Karim Benzema ka kaluar një sezon ëndrrash me Real Madridin.

Në 46 ndeshje sa ka zhvilluar këtë stinor, ai ka shënuar 44 gola dhe dhuruar 14 asistime gjithsej.

Francezi kishte një rol kyç që ‘Mbretërit’ të shpallen kampionë në La Liga dhe së fundmi edhe në Ligën e Kampionëve.

Benzema është golashënuesi më i mirë në ligën spanjolle me 27 gola dhe 12 asistime dhe në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve me 15 gola dhe dy asistime.

Suksesi i sulmuesit të Real Madridit nuk pritet të përfundojë me kaq, pasi ai është pretendenti kryesor për titullin më prestigjioz individual, Topin e Artë.

E, ishte legjenda franceze, Thierry Henry që është i bindur që Benzema do ta fitojë edhe atë çmim, duke i kërkuar organizatorëve ta mbyllin garën, pasi sipas tij tashmë dihet fituesi.

“Unë thjesht doja t’i thosha diçka “France Football” ose kujtdo që voton… Mbylleni votimin, Benzema e fitoi. Mirupafshim”, deklaroi Henry.

Ceremonia e Topi të Artë do të mbahet më 17 tetor në Paris.