Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Meta: Do kujtohet si personalitet me vlera të rralla

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit, Bujar Nishani.
“Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!
Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit!
Të prehet në paqen e merituar!’