Pas vdekjes së udhëheqësit rus, kontrollin e Rusisë mund ta merr vajza e Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin thuhet se po mendon ta vendosë vajzën e tij në një pozicion në parlament, në mënyrë që ajo ta ketë pushtetin pasi ai të vdesë.

Sipas mediave të huaja, prej kohësh po flitet se Putini është i sëmurë rëndë, me disa thonë se atij iu është dashur të përdor teknologji të rreme për të inskenuar paraqitjet e tij gjatë kohës kur ai merrte trajtimin mjekësor.

Duke qenë se tani po vazhdon lufta në Ukrainë, zyrtarët e Kremlinit thuhet se janë të shqetësuar se si do të ruhet status quo-ja pas vdekjes së Putinit.

Tani ekziston një “kërkesë e qartë” nga elitat ruse që “të kuptojnë të ardhmen e tyre pa Putinin”.

Përgjigjja e tyre mund të jetë vajza 35-vjeçare e Putinit, Katerina Tikhonova, ka raportuar kanali në Telegram, General SVR.

Kanali drejtohet nga dikush që pretendon se është një gjeneral-lejtnant i mërguar i Kremlinit, i cili përdor pseudonimin Viktor Mikhailovich.

Ai tha: “Kandidatura e vajzës së presidentit rus Vladimir Putin, Katerina Tikhonova për postin e kreut të partisë Rusia e Bashkuar po diskutohet sërish në mënyrë aktive.

“Dhe më duhet të them se kohët e fundit, pa përjashtim, të gjithë personat e interesuar në rrethin e Putinit e mbështesin këtë ide”.

Plani do të ishte që ministri aktual i bujqësisë, Dmitry Patrushev, 44-vjeçar të bëhet President, derisa Tikhonova “do të vepronte si mjeshtre e marionetës” nga parlamenti.

Mikhailvoich shkroi: “Në kuptimin e një rrethi të ngushtë njerëzish që kanë akses në veshin presidencial, Katerina Tikhonova është i vetmi person që mund të veprojë si garantuese e stabilitetit e ekzistencës së regjimit të Putinit, pa qenë një pasardhëse e padrejtë”.

Tikhonova lindi nga Putini dhe gruaja e tij e parë, Lyudmila, ndërsa udhëheqësi rus ishte ende një spiun i KGB-së në Gjermani.