Kate Moss dhe Johnny Depp, nga marrëdhënia e tyre e dashurisë e deri te dëshmia në gjyq e modeles

Kate Moss nuk e ka pasur kurrë problem të flasë për Johnny Depp.

Në mesin e viteve ’90, supermodelja u pyet nga një prezantuese televizive britanike se sa romantik ishte i dashuri i saj i atëhershëm – dhe zbuloi se Depp pëlqente ta befasonte me festa dhe dhurata.

“Oh vazhdo, çfarë lloj dhuratash?” pyeti prezantuesja e “The Big Breakfast”, Gaby Roslin.
Në vitet ’90, Kate Moss dhe Johnny Depp ishin fytyrat kryesore të Hollivudit.

Tani, Moss do të kthehet për të mbrojtur Depp, i cili mbetet një mik i mirë.

Moss bëri me dije se Depp e surprizonte me bizhuteri të shtrenjta.

Tanimë Moss kthehet në gjyq për të dëshmuar, pasi ishte Amber Heard ajo e cila i përmendi emrin. Moss, 48 ​​vjeç, pritet të shpjegojë se si Depp dikur e mbajti pasi ajo rrëshqiti nga shkallët.

Depp dhe Moss ishin çifti ikonë i viteve ’90.

Aktori, i cili mori famë në serialin televiziv “21 Jump Street”, ishte 31 vjeç dhe Moss ishte 20 vjeç kur u takuan. “E dija që në momentin e parë që folëm se do të ishim bashkë”, ka thënë modelja.

Shkrimtari i modës, George Wayne, i prezantoi ata “në Cafe Tabac në East Village”.

Depp ka pohuar se ai dhe Moss kanë kryer marrëdhënie seksuale në secilën nga 63 dhomat e Chateau Marmont në Hollywood.