Bunkerët që mund të strehojnë mbi 600.000 njerëz

Finlanda ka dekada që përgatitet për fatkeqësi dhe deri më tani janë ndërtuar rreth 500 bunkerë të veçantë në gjatësi rreth 320 kilometra. Poshtë kryeqytetit të Finlandës, ekziston një rrjet i disa prej bunkerëve më të mëdhenj nëntokësorë për të shërbyer si strehë për 630.000 banorët e qytetit. Janë publikuar fotot e një bunkeri në Helsinki ku finlandezët mund të mbijetonin për muaj të tërë, i vendosur rreth 25 metra nën tokë.

Nëse do të kishte vërtet një sulm, banorët e qytetit do të hynin në bunkerë përmes hyrjeve mezi të dukshme në rrugë. Rusia ka paralajmëruar disa herë gjatë ditëve të fundit për pasojat që mund të pasojnë në rast të anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, për të cilën këto vende kanë paraqitur kërkesë.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Finlanda dhe Rusia kanë qenë në konflikt – gjatë Luftës së Dytë Botërore, BRSS-ja e atëhershme hodhi papritmas bomba në Helsinki dhe shpalli luftë, duke bërë që Finlanda të humbasë rreth 10 për qind të territorit të saj në bisedimet e paqes.