Këngëtarja serbe paguan 10 mijë euro për të huazuar këngën e Ronela Hajatit

Këngëtarja, Ronela Hajati, para një viti ka publikuar këngën “Leje”.

Ndërsa kjo këngë tani është publikuar edhe në versionin serb nga këngëtarja, Tea Tairoviq.

Sipas mediave serbe kënga e Tea-s e titulluar “Dubai” është një ‘cover’ i këngës të Ronela Hajatit – “Leje”.

Siç shkruan Nova.rs kjo këngë është një ‘cover’ i këngës shqiptare “Leje”, e cila numëron gati shtatë milionë shikime.

Tea ka paguar për këtë këngë 10 mijë euro, aq sa ka dhënë për hitin “Hajde”, të cilin e kanë firmosur edhe autorë shqiptarë.