Një gjykatë franceze ka dënuar gjashtë persona për ngacmimin e një adoleshenteje në internet për videot e saj antiislamike, një rast që ka zgjuar debat për lirinë e shprehjes, shkroi The Guardian të martën.
Vajza, e njohur si Mila, u detyrua ta ndërronte shkollën dhe të pranonte mbrojtje nga policia për shkak të kërcënimeve për jetën e saj pas videove ku ajo fyeu islamin më 2020 dhe u bë virale.
Gjykata dha dënimet me kusht me byzylykë elektronikë për dy burra dhe katër gra të moshave 19 dhe 39.
Ata u urdhëruan të paguajnë dëm 3000 euro secili për Milan.
“Dënimi i tyre ishte i domosdoshëm”, tha avokati i saj.
Ajo publikoi disa video që konsideroheshin shumë ofenduese për myslimanët.
Sipas avokatit, ajo mori mbi 100,000 mesazhe ekstremisht të tmerrshme si përgjigje për videot, me një person që shkroi se Mila meritonte “t’i pritej fyti”, dhe të tjerë që e kërcënuan me sulm seksual.