Lituania tërheq ambasadorin e saj në Rusi

Lituania do të tërheqë ambasadorin e saj në Rusi më 1 qershor, sipas një dekreti presidencial të nënshkruar sot.

Shteti baltik, anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, është një nga kritikët më të fortë të pushtimit rus të Ukrainës.

Më 4 prill, qeveria dëboi ambasadorin rus në Vilnius pasi Ukraina akuzoi forcat ruse për vrasjen e civilëve në qytetin Bucha.

Në fakt, qeveria lituaneze theksoi në atë kohë se synonte të ulë marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.