Në rrjetet sociale po bën xhiron e mediave një video e publikuar ku policia në Turqi ka penguar paradën e LGBTQ.
Mësohet se policia e trazirave hyri në Universitetin e Bogaziçit dhe rrethoi dhjetëra studentë që mbanin flamuj dhe bënin thirrje për tolerancë.
Ata arrestuan studentët një nga një dhe i futën në autobusët e policisë me duar të lidhura pas tyre.