Moderatorja Luana Vjollca, e kthyer së fundmi në këngëtare ka deklaruar publikisht se kanë dashur ta përdhunojnë në rrugë, por për fat të mirë ia ka mbathur.
Ajo e ka bërë këtë deklaratë në një intervistë dhe ka rrëfyer se nga ajo ditë nuk del dot në rrugë pa truprojë. Vjollca ka thënë se është përndjekur shumë herë që kur mori famë dhe kjo gjë i ka dhënë pasoja psikologjike të parikuperueshme.
“Nuk do t’i cilësoj fansa këta njerëz që më kanë krijuar një lloj traume, që është mos ta kem jetën time të lirë, të dal rrugëve e shoqëruar nga një person që më mbron sepse jam e frikësuar. Jam e frikësuar sepse kam pasur pesë raste në 15 vite.
Njëri prej të cilëve nuk është bërë mediatike, sepse askush nuk e ka parë, por mua më ka lënë një plagë. Ishte përtej asaj që një fans do të bënte. Unë falenderoj zotin çdo ditë që atë mbrëmje nuk kam pësuar asgjë. Por ishte mjaftueshëm që mua të më krijohet kjo traumë, që sot kam nga njerëz që më përndjekin.
Fatmirësisht nuk ndodhi asgjë, por është tentuar që të më… Kam arritur të shpëtoj paq, të vrapoj…”,-deklaroi ajo ndër të tjera.