Policia e Kosovës në Ferizaj, ka bërë të ditur se ka arrestuar një 49-vjeçar rreth orës 04:10 të mëngjesit, pasi i njëjti ishte në kërkim veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.
I njëjti, me vendim të Gjykatës Themelore në Ferizaj është dënuar me burim prej 15 ditëve.
“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, policia bën të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.