Një autobus me udhëtarë nga Kosova që po udhëtonte në Gjermani, është aksidentuar në Austri në orët e para të së enjtes.
Si pasojë, 20 persona raportohet se janë lënduar nga ky aksident.
Atdhe Lota, përfaqësues i Agjencisë Armendi Torus, që mendohet të jetë edhe shoferi i autobusit të aksidentuar, ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e të lënduarve.
Ai ka thënë se në aksident është lënduar edhe personalisht, ka treguar se gjendja e të lënduarve është e mirë, përveç dy personave të cilët janë në gjendje më të rëndë.
“Përshëndetje bashkë familjarë, miq, shokë, kolegë dhe gjithë qytetarë të Kosovës dhe Shqipërisë…ju njoftoj të gjithëve që mbrëmë në aksidentin që ndodhi afër qytetit të Salzburgut në Austri isha vet i lënduar lehtë dhe momentalisht gjendem në spitalin e Salzburgut për trajtim.
Duke u nisur t`iu jap një lajme të sigurt dhe pa spekulime ku para pak kohe ja dhashë edhe ambasadorit të Kosovës në Austri zt. Dijar Hasani që na vizitoi dhe ku ofroi çdo lloj mbështetje që ne kemi nevojë por fatbardhësisht për momentin gjithçka është në rregull dhe e falënderojmë për të gjitha.
Ju njoftoj se gjendja jonë shëndetësore është shumë e mirë, për pos dy që janë pak sa në gjendje më të rëndë por jashtë rrezikut për jetë ”, shkruan Lota në Facebook
Postimi i plotë: