“Dita e Plisit”, Grubi: Spektakël i vërtetë vlerash të trashëgimisë kulturore u prezantua sot në Teatrin Shqiptar në Shkup
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashëksive, Artan Grubi sot ka qenë i pranishëm në “Ditën e Plisit”. Grubi u shpreh se ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme që po vazhdohet tradita organizative e “Ditës së Plisit” së bashku edhe me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare.
Lexoni statusin e plotë të Grubit:
“Kënaqësi e jashtëzakonshme që sëbashku me Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare u përkujdesëm për vazhdimin e traditës organizative “Dita e Plisit” me rastin e përvjetoreve të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Spektakël i vërtetë vlerash të trashëgimisë kulturore u prezantua sot në Teatrin Shqiptar në Shkup” ka shkruar Grubi.