Fol me argumente! Ali Ahmeti porosi Bilall Kasamit për akuzat ndaj Teuta Arifit

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti komentoi akuzat e kreut aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për keqpërdorim të buxhetit në këtë komunë nga qeverisja e kaluar në krye me Teuta Arifin.

“Nëse zotëri Bilall Kasami ka argumente për të cilat ai flet, ka institucione, ka organe që mund të ngrisin këto çështje. Nuk do të doja që për çështje të politikave ditore për të përfituar terren politik, për të denigruar personalitete, për të denigruar parti politike të shfrytëzohet gjëra të paargumentuara në një proces juridik”, tha Ahmeti.