Lajmi i liferuar një ditë më parë nga disa media për Besmira Ejupi e cila njihet si prezentuese e lajmeve në disa media, se do të jetë konsul gjeneral i Maqedonisë së Veriut në Nju Jork të SHBA-së është i pavërtetë informon Tetovasot nga burimet e veta .
Nëpër media u tha se Besmira Ejupi ka qenë një marrëveshje paraprake mes Alterntivës dhe Qeverisë për një emërim të tillë.
Ejupi njihet si e afërt më partinë Alternativa të Afrim Gashit që para pak kohësh u bë pjesë e Qeverisë.
Këto informacione janë të pavërteta kur u tha se Qeveria në një mbledhje të mbyllur, me propozim të ministrisë së Jashtme, ka konfirmuar propozimin që Besmira Ejupi të dërgohet për konsul gjeneral në Nju Jork, një propozim i një marrëveshje mes Alternativës dhe LSDM-BDI-së si pjesë e një bashkëpunimi qeveritar.