KSI-ja thirrje për vaksinim, certifikatat e të infektuarve që kanë kaluar Covidin do të vlejnë 180 ditë
Edhe nëse keni marrë dy doza të vaksinës anti-covid, kjo nuk do të llogaritet se keni vaksinim të plotë. Infektologia, njëherit edhe anëtare e komisionit për sëmundje ngjitëse Marija Dimzova thotë se vetëm qytetarët që kanë marrë dozën e tretë janë tërësisht të vaksinuar. Në këtë drejtim Komisioni thotë se do të mendojnë që të propozojnë vaksinimi me dy doza të vlejë vetëm nëntë muaj.
“Qëndrimet kanë ndryshuar, persona të vaksinuar tërësisht llogariten ata që kanë pranuar dozën përforcuese, apo dozë të tretë”, tha Dimzova.
Zëdhënësi i KSI Zllate Mehmedoviq thotë se po mendojnë që të rekomandojnë që të kufizohet vlefshmëria e certifikatës me dy vaksina.
“Në esencë njohuritë mjekësore tregojnë se duhet të ketë kufizim të dozës së dytë të vaksinës”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.
Ndryshe javën e kaluar, 147 persona kanë ndërruar jetë nga virusi korona, ndërsa vetëm dje janë shënuar 21 të vdekur nga ky virus prej të cilëve 6 të vaksinuar me dy doza.. Ndonëse të vaksinuar, pacientët vazhdojnë të jenë viktima të Covid-19. Komisioni për sëmundje ngjitëse ka analizuar rastet e vdekjes për muajin janar. Kryetari i Komisionit Aleksandar Petliçkovski deklaron se viktimat që kanë ndërruar jetë, nuk duhet të ndahen vetëm në të vaksinuar dhe të pavaksinuar, por edhe koha se kur janë vaksinuar, duke marrë parasysh se efikasiteti i vaksinimit pas gjashtë muajsh bie.
“Kishte për qëllim t’i ndajë rreziqet për vdekshmëri dhe hospitalizim jo vetëm në aspekt i vaksinuar, por edhe sa kohë ka kaluar pas vaksinimit. Nëse sipas saj llogarisim më gjatë se gjashtë muaj kohë të kaluar, efikasiteti i vaksinës nuk është i njëjtë me periudhën tre muaj pas marrjes së vaksinës, për këtë arsye i kemi ndarë këto të dhëna dhe do t’i merrni ato analiza. Aty shumë qartë tregohet se mbi 95% vaksina mbron nga vdekshmëria dhe mbi 91% nga hospitalizmi, nëse bëhet fjalë për vaksinim në tre muajt e fundit ose nëse është përfshirë doza e tretë”, deklaroi Petliçkovski.
Në mbledhjen e sotme KSI ka doli me propozim që vlefshmëria e certifikatave të personave që kanë kaluar Covid-19 të jetë e vlefshme për 180 ditë dhe jo 45 ditë siç ka qenë deri tani.
“Rekomandimi i parë bazohet në vazhdimin e vlefshmërisë e certifikatave Covid sipas rekomandimeve në Evropë dhe botë dhe Komisioni për sëmundje ngjitëse propozon zgjatja e certifikatave për personat që e kanë kaluar virusin nga 45 ditë të zgjatet në 180 ditë, duke llogaritur nga data e testit PCR pozitiv”, tha Mehmedoviq.
KSI gjithashtu vlerëson se nuk duhet të hiqet masa për kërkimin e certifikatave ta vaksinave gjatë hyrjes në disa objekte, apo ambiente të mbyllura. Si dhe vlerësojnë se nxënësit duhet të vazhdojnë të ndjekin mësimin me maska.