AZGJ-ja dhe NP Radiodifuzioni Nacional u dakorduan për bashkëpunim

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela, ishte nikoqir i ushtruesit të detyrës, drejtor i Ndërmarrjes Publike të Radiodifuzionit Nacional – Shkup, z. Endrin Kadriu.
Në këtë takim u diskutua për disa aspekte të lidhura me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në punën e ndërmarrjes publike, e cila bën veprimtari me interes publik në fushën e komunikacioneve elektronike.
Drejtori Kadriu u falënderua për mundësinë e takimit dhe për ndihmën rreth sqarimit të disa çështjeve që rrjedhin nga zbatimi i Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve. Nga ana tjetër, drejtori Sela ofroi ndihmën e plotë në pjesën e këmbimit të mendimeve, konsultimeve profesionale, si dhe rreth përkthimit dhe lekturimit të akteve dhe formularëve të përgjithshme të kësaj ndërmarrje publike, me kapacitetin kadrovik me të cilin disponon AZGJ-ja.
Të dy u zotuan se takimet e tilla kontribuojnë për avancimin e bashkëpunimit me interes të zbatimit të plotë dhe të vijueshëm të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve.