812 të punësuar me kontrata në vepër – Komuna e Tetovës publikoi listën

Komuna e Tetovës ka publikuar Listën e të gjitha kontratave në vepër të lidhura me Komunën e Tetovës për vitin 2021. Bëhet fjalë për gjithsej 812 kontrata në vepër. Këto kontrata janë të lidhura në mes palëve dhe Komunës së Tetovës, nën udhëheqjen e strukturave nga qeverisja e kaluar.

Nga komuna e Tetovës njoftojnë se persona që kanë sjellë raport për punën e kryer, në përputhje me marrëveshjet, do t’u paguhen të gjitha mjetet financiare të ngelura si rezultat i inspektimit të kësaj shkelje ligjore nga strukturat e pushtetit lokal nga qeverisja e kaluar. Kurse atyre që nuk kanë dërguar raport për punën e kryer do t’u dërgohet njoftimi për kthimin e mjeteve të marra nga kontratat e tyre në buxhetin e Komunës së Tetovës. Në të kundërtën do të parashtrohet padi penale në organet e drejtësisë.

Lista e kontratave në vepër.