Po pengohet puna e Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjyqtarë kushtetues dhe të mundësojë funksionimin e qetë të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të letrës së kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.
Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit informojnë se Xhaferi e ka pranuar letrën nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, lidhur me problemet në punën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Kuvendi, në përputhje me kompetencat e tij kushtetuese, njoftohet për skadimin e mandatit të gjyqtarëve kushtetues, përkatësisht Kuvendi, me propozimin e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedh gjyqtarët kushtetues nga radhët e juristëve të shquar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke qenë se është penguar puna e Komisionit për zgjedhje dhe emërime (duke anashkaluar një procedurë dhe duke aplikuar metoda që Kryetari i Kuvendit i ka elaboruar para opinionit), propozimet e anëtarëve të Komisionit nuk mund të marrin dritë jeshile që të njëjtat të shqyrtohen në seancë plenare të Kuvendit dhe për momentin Kuvendi nuk mund të zgjedhë gjyqtarë kushtetues dhe të mundësojë funksionimin e qetë të Gjykatës Kushtetuese, thuhet në kumtesën nga Kabineti i Xhaferit.